Reja: Anglia mund të fitojë Botërorin e ne kritikohemi se humbëm 5-0
BKT
Sport

Reja: Anglia mund të fitojë Botërorin e ne kritikohemi se humbëm 5-0

Trajneri i përfaqësueses shqiptare Edi Reja, ka dalë sot në konferencë për shtyp para sfidës kundër Andorrës. Sipas tij, ekipi kishte bërë maksimumin dhe nuk duhej kritikuar se kishte humbur një ndeshje me një ekip si Anglia.

"Ne kemi luajtur kundër 4 lojtarëve titullarë të Mançester Junajtid, 4 te Çelsi, 3 të Totenhem. Ata që ishin në pankinë e hynë me vonë janë titullarë në çdo ekip tjetër. Kanë një ekip në stol që janë titullarë në skuadra të tjera. 5-0 i vjen keq të gjithëve, por është normale të mundesh nga Anglia. Merrni në konsideratë faktin që ishim në momentin më të keq, se kishim lojtarë më dëmtime, apo që nuk luanin së fundmi në klubet e tyre. Ne u paraqitëm me një skuadër jo në 100%, por ata po. Për ta ishte ndeshje vendimtare, deshën të fitonin me çdo kusht, na sulmuan, për 15 minuta shihej diferenca mes ekipeve. Këto janë njerëz me aftësi të jashtëzakonshme, janë lojtarë që me këtë ekip mund të fitojnë Botërorin. Dhe na kritikojmë se humbëm 5-0? Qartësisht na vjen keq se mendojmë se mund të bëjmë më mirë, pro këto janë përbindësha. Merreni në konsideratë, ndoshta mund të kemi gabuar diçka, por merreni parasysh kundër kujt luajtëm. Nuk isha në një situatë ku mund të të bënim më mirë", ka thënë ai.

Reja është ndalur edhe tek ndeshja me Andorrën.

"Ne kemi detyrën që të bëjmë ndeshje me vëmendje e agresivitetin e duhur dhe të shfrytëzojmë atë që kemi bërë në të gjithë ndeshjet e tjera", ka thënë ai.