19:42 / 14.11.2021
Rahovec: AAK-ja prin bindshëm ndaj VV-së me mbi 30% të votave
Kandidati i AAK-së për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi po brin bindshëm ndaj kundërkandidatit të tij, Visar Korenica.
Sipas të dhënave të KQZ-së, Latifi ka marrë 3,934 vota ose 73,10 për qind, derisa Korenica 1,448 ose 26,90 për qind.
KQZ ka numëruar 33,62 për qind të votave nga kjo komunë.























