21:04 / 14.11.2021
Totaj përmbys rezultatin në Prizren
Kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj ka arritur të dalë i pari në raport me kundërkandidatin, Mytaher Haskuka.
Nga numërimi i mbi 96 për qind të votave, Totaj i PDK-së ka 50.32 për qind të votave, ndërsa kandidati i LVV-së, Mytaher Haskuka që ka 45.68 për qind të votave.
Kujtojmë se këto janë vetëm rezultatet preliminare, pasi janë edhe votat me kusht dhe ato nga diaspora.























