21:13 / 14.11.2021
Xhafer Gashi fiton në Obiliq
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar votat në komunën e Obiliqit dhe sipas rezultateve preliminare, del se fitues është Xhafer Gashi me 6.414 vota. Kurse kundërkandidati i tij nga LVV, Halil Thaçi ka marrë 4.030 vota.
Në këtë komunë kanë votuar 24.539 persona.























