Familja Mbretërore britanike mund të padisë Netflix
BKT
Magazina

Familja Mbretërore britanike mund të padisë Netflix

Familja mbretërore thuhet se mund të padisë Netflix për “The Crown”. Avokatët pretendojnë se familja mbretërore mund ta padisë gjigandin e transmetimit me pretendimin se e kanë paraqitur familjen e tyre në një dritë negative.

“Miqtë e familjes mbretërore kërkuan këshilla ligjore. Këshillat që ata morën do të vlejnë edhe për familjen mbretërore.”, tha një burim për The Sun. Sezoni i pestë po xhirohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe do të publikohet në Nëntorin e ardhshëm.

Familja mbretërore mund të ketë arsye për të paditur Netflix për portretizimin e tyre në The Crown, pasi miqtë e firmës kërkuan këshillën e tyre ligjore

Një tjetër burim i tha The Sun se seriali i ardhshëm mund të jetë shumë i dëmshëm, veçanërisht pasi shumë njerëz besojnë se shfaqja është një dokumentar dhe jo një dramë.

Të shqetësuar se si do të portretizohen në serinë e pestë të ardhshme, miq të ngushtë të familjes mbretërore thuhet se iu drejtuan firmave ligjore Farrer & Co dhe Harbottle & Lewis. Në foto: Imelda Staunton si Mbretëresha në serialin e ardhshëm


MË SHUME NGA Magazina