“Sex and the City” po vjen, zbulohet data e publikimit të serialit
BKT
Magazina

“Sex and the City” po vjen, zbulohet data e publikimit të serialit

“Sex and the City” po rikthehet dhe data e publikimit të tij do të jetë 9 Dhjetor. Ky lajm u bë i ditur nga traileri i parë zyrtar i “Sex and the City”.

Këtë radhë vjen me një ndryshim pasi titulli nuk do të jetë ai që jemi mësuar, por seriali do të quhet “And Just Like That”.

Në klipin prezantues në qendër janë aktoret veterane të serialit, Sarah Jessica Parker, Kristin Davis dhe Cynthia Nixon.

“And Just Like That” do të transmetohet fillimisht në “HBO MAX” dhe do të ketë 10 episode.

Po ashtu, pjesë e serialit do të jenë edhe aktorët, Chris Noth, Bridget Moynahan, Evan Handler, Sara Ramirez dhe Nicole Ari Parker. 


MË SHUME NGA Magazina