14:41 / 15.11.2021
Zidane është synim i Unitedit
Skuadra e Manchester United mund ta shkarkon Ole Gunnar Solskjaer, pasi nuk po arrin rezultatet që janë pritur në këtë edicion.
Norvegjezi nuk është duke bindur me filozofinë e tij të lojës, prandaj drejtuesit e Unitedit po mendojnë për trajnerin Zinedine Zidane.
Tekniku francez preferohet shumë nga drejtuesit e “djajve të kuq” por duket se Zidane ka tjetër dëshirë.
Ish-trajneri i Real Madridit po pret një telefonatë nga Federata e Futbollit Francez për të marrë drejtimin e kombëtares franceze.
Mediat franceze shkruajnë se Deschamps mund të largohet nga Franca para startimit të “Katar 2022”.























