Të martën fillon numërimi i votave nga diaspora
BKT
Lajme

Të martën fillon numërimi i votave nga diaspora

Votat e ardhura nga diaspora për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë do të filloj të martën (nesër). Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi.

Votat e ardhura nga diaspora për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë do të filloj të martën (nesër). Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi.

“Gjatë ditës së martë, 16 nëntor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të fillojë me numërimin e fletëvotimeve të cilat janë dërguar nga jashtë Kosovës gjatë periudhës së votimit, 29 tetor – 12 nëntor. Tashmë shërbimi votues i KQZ-së ka bërë vlerësimin e 1,571 pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura përmes postës. Nga procesi i vlerësimit, del se nga këto pako numri i zarfeve të individualizuara me fletëvotime është 2,658, prej të cilave janë aprovuar 2.379, ndërsa pasi nuk kanë plotësuar kriteret ligjore janë refuzuar 279 pako. Këto fletëvotime u takojnë komunave 19 komunave të ndryshme”, tregoi Elezi.

Elezi thotë edhe se së shpejti do të fillojnë edhe me numërimin e votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë duke u zhvilluar të gjitha procedurat e parapara që gjithashtu sa më shpejt që është e mundur të fillojmë me numërimin e votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta”, potencoi Elezi.

Të dielën u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në 21 komuna. Në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së, PDK ka fituar nëntë komuna, LDK shtatë komuna, AAK pesë Komuna, VV katër komuna dhe LS ka fituar në 10 komuna të vogla.


MË SHUME NGA Lajme