Rita Ora dhe Taika Waititi janë çifti perfekt i tapetit të kuq
BKT
Magazina

Rita Ora dhe Taika Waititi janë çifti perfekt i tapetit të kuq

Ndërsa shoqëronte Rita Orën për në tapetin e kuq të “MTV European Music Awards”, Taika Waititi tregoi se e kishte kuptuar më së miri detyrën e të dashurit.

Rita pozoi për fotografët me veshjen e saj të zezë e me pupla, kurse Taika u kujdes që ajo të kishte fotot më të bukura duke u angazhuar tërësisht në këtë proces. Regjisori përdori celularin e tij dhe një aparat fotografik për të shkrepur vetë imazhe të sajat duke u ulur në gjunjë. Madje ai u kujdes të rregullonte dhe vendoste si duhej trenin e gjatë të puplave të Ritës, pa harruar të pozonin së bashku duke i argëtuar të gjithë.

Kështu pra, ka ardhur koha që djemtë të marrin disa leksione nga Taika kur e dashura dëshiron të postojë fotografinë e përsosur.


MË SHUME NGA Magazina