Sevilla nuk e mendon rikthimin e De Jong në janar
BKT
Sport

Sevilla nuk e mendon rikthimin e De Jong në janar

Arritja e sulmuesit Luuk de Jong te Barcelona verën e kaluar ishte një nga dëshirat e trajnerit Ronald Koeman.

Mirëpo, me largimin e Koeman dhe ardhjen e Xavi Hernandez në krye, holandezi nuk përshtatet më në planet e klubit, transmeton lajmi.net.

Raportohet se Barcelona dëshiron ta largojë qendërsulmuesin në afatin kalimtar dimëror dhe janë duke shikuar mundësinë e rikthimit te Sevilla.

Por, kjo do jetë e vështirë, ngase Sevilla nuk e do më në skuadër. Presidenti Jose Castro për Cope zbuloi se nuk e mendojnë rikthimin e De Jong.

“Në këto momente nuk jemi duke menduar për rikthimin e De Jong në dimër”.

Kështu, me shumë gjasa, De Jong do qëndrojë te Barcelona deri në fundin e sezonit, ashtu siç u parapa në verë.