19:25 / 15.11.2021
Broja ka një mesazh për bashkëlojtarët dhe tifozët para lojës me Andorrën
Para ballafaqimit me Andorrën, ndeshje e cila zhvillohet në stadiumin “Air Albania” nga ora 20:45, Broja ka lëshuar një mesazh inkurajues për bashkëlojtarët e tij, përcjellë KosovaPress.
Ai u ka uruar sukses lojtarëve si dhe ka dërguar një mesazh të veçantë për tifozët kuqezi.
“I uroj çunave suksese sonte. Një urim të veçantë e kam për të gjithë tifozët kuqezi për mbështetjen e madhe që na jepni gjithmonë të luftojmë për flamurin tonë! Ne jemi kuqezi, ne jemi Shqipëria! Forca!”, shkruan Broja në postimin e tij në “Instagram”
Shqipëria është në vendin e tretë në grupin I dhe tashmë i ka humbur të gjitha gjasat për kualifikim në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, por do të luftojë për ta ruajtur pozitën e tretë në këtë grup.























