Drake la një milion dollarë në një klub pas tragjedisë së “Astroworld”
BKT
Magazina

Drake la një milion dollarë në një klub pas tragjedisë së “Astroworld”

Një ditë pasi reperi Drake performoi në festivalin tragjik “Astroworld” në Houston – gjatë të cilit mbetën të vdekur mbi nëntë persona – duket se ai i ‘mbyti dhimbjet’ duke i ‘larë’ striptistet me para, sipas raportimeve në rrjetet sociale.

Reperi kanadez thuhet se ka lënë rreth një milion dollarë në dyshemenë e klubit të striptizimit “Area 29” në Houston, sipas BlogTo të Torontos.

Vajzat shihen duke mbledhur paratë në një video të 9 nëntorit të publikuar në rrjete sociale të postuar nga miku i reperit, DJ Akademiks.

Një postim i fshirë nga klubi, i marrë nga The Sun, gjithashtu vuri në dukje praninë e Drake, duke cituar postimin e tij në Instagram.

Reperit iu deshën tre ditë për të bërë një reagim në lidhje me tragjedinë e ndodhur në festivalin “Astroworld"./telegrafi/

Aubrey Drake Graham (emri i vërtetë) është i rregullt në klub dhe besohet se e ka vizituar edhe në ditët para tragjedisë.

Më shumë se 100 padi janë ngritur tashmë kundër Scott, Drake dhe promovuesit të koncerteve LiveNation.

Vetëm pak më parë u zbulua se nëntëvjeçari, Ezra Blount, ka qenë viktima më e re e këtij festivali.


MË SHUME NGA Magazina