Dua Lipa merr gjithë vëmendjen rrugëve të Parisit
BKT
Magazina

Dua Lipa merr gjithë vëmendjen rrugëve të Parisit

Shëtit e maskuar duke e bërë të paidentifikueshme se kush është.

Dua Lipa mund të konsiderohet vajza e sukseseve të këtij viti. Këngëtarja me origjinë shqiptare nuk shkëlqen vetëm në muzikë, ndërsa së fundmi ajo ka marrë gjithë vëmendjen e kalimtarëve në Paris me veshjen e saj.

E veshur me një pallto lëkure të gjatë dhe këpucë të zeza, 26-vjeçarja nuk njihej aspak me veshjen që kishte zgjedhur që të dilte rrugëve të Parisit.

Por vëmendjen më të madhe e mori pjesa e kokës, të cilën e kishte mbuluar të gjithën. Dua përveçse kishte vendosur një maskë të zezë dhe syze dielli, ajo në kokë mbante një kapele si dhe një shall jeshil, duke e bërë të paidentifikueshme se kush është.

Së fundmi, Dua Lipa u pa në premierën e filmit “Zgjoi” në Uashington.

 


MË SHUME NGA Magazina