Komuna me më së shumti vota të ardhura nga diaspora
BKT
Lajme

Komuna me më së shumti vota të ardhura nga diaspora

Sot do të fillojë numërimi i votave të ardhura nga diaspora për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë. Numri i zarfeve të individualizura me fletëvotime është 2 mijë e 658, prej të cilave janë aprovuar 2 mijë e 379.

Komuna që ka më së shumti fletëvotime të aprovuara është ajo e Junikut me 670.

Më pas është Komuna e Dragashit me 308, pasuar nga Gjilani me 214.

Komuna me më pak fletëvotime është Gllogoci. Kjo komunë ka vetëm 5 fletëvotime të ardhura nga diaspora.


MË SHUME NGA Lajme