Ndahet nga jeta 9-vjeçari nga trazirat në koncertin e Travis Scott
Disa ditë pas aksidentit në festivalin në Houston.
Një djalë nëntë vjeçar i cili kaloi në gjendje kome, të shkaktuar pas një rritje të turmës në festivalin Astroworld në Houston, Texas, është ndarë nga jeta thuhet nga avokati i familjes.
Ezra Blount qëndronte në koma, në spital për shkak të traumës së rëndë të trurit dhe organeve që nga dita e aksidentit në shfaqje më 5 Nëntor. Ai është më i riu nga 10 pjesëmarrësit e koncertit që është vrarë pasi shpërtheu paniku gjatë performancës kryesore të reperit Travis Scott. Ata që humbën jetën ishin të moshës nga 9 deri në 27 vjeç.
Teksa qindra të tjerë u lënduan kur turma filloi të shtyhej drejt skenës.
“Vdekja e Ezrës është absolutisht e trishtueshme”, tha në një deklaratë avokati i të drejtave civile Ben Crump. “Ky nuk duhet të ishte rezultati i çuarjes së djalit të tyre në një koncert”.
Në një intervistë të mëparshme babai i Ezra-s, Treston Blount tha se ai “nuk ishte gati të humbiste djalin”.
“Ne kemi ende një jete për të bërë”, tha ai, duke përshkruar sesi djali i tij ishte një fans i madh i Travis Scott. Kryetari i bashkisë së Hjustonit, Sylvester Turner tha se ishte “i pikëlluar kur mësoi për vdekjen e Ezrës”.























