“Kushtetuta” përplas Ballën dhe Bashën në Kuvend
BKT
Shqipëri

“Kushtetuta” përplas Ballën dhe Bashën në Kuvend

Zbatimi i rregullores në Kuvend ka përfshirë në debate dhe replika kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, dhe kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Ballën.

Balla i kërkoi kryetares së Kuvendit të zbatojë rregulloren për kryetarin e opozitës në rast se do ta merrte fjalën pa iu dhënë.

Balla bëri ironi me situatën që është përfshirë Partia Demokratike dhe ‘Foltoren’ e Berishës.

“Unë ua qaj shumë hallin por ka një gë, asnjëra nga këto nuk është statuti i PD, atje te statuti i PD bëj cfarë të duash, ti lexoje ndryshe, babai yt politik ta lexojë ndryshe. Me statutin e PD ne nuk merremi me këto libra harroje që ndonjë prej jush do ta shkelë e në këtë sallë nuk do merrni ndëshkimin se vetëm kështu ata baballarët e këtij sistemi politik që kemi zgjedhur e thoshin qartë që këto libra ruajnë rregullat, kushtetuta ruan shtetin rregullorja ruan Kuvendin.

Ke një problem shumë të madh fjala në këtë sallë jepet kur ta jep kryetari i Kuvendit, zonja kreytare bëni detyrën tuaj nëse në këtë sallë do merret fjala pa ta dhënë ky nuk quhet më kuvend”.

Replika e Bashës: Kjo është me vërtet kushtetuta por gjithcka tjetër këtu është jo vetëm pa lidhje me këtë kushtetutë por është antikushtetuese.

Ne s’jemi si garnitura e një skote antikushtetuese të ardhura me paratë e krimit me vjedhje votash me shpërdorimin e parave të tërmetit.

Ne kemi ardhur ta clirojmë Shqipërinë nga kjo skotë.

Kur e merr këtë në dorë kujdes se të pakta janë faqet e shkruara që i keni shkelur me vetëdije.

Ju s’pyesni për kushtetutë, ligj, njerëzillëk, njerëzit, hallet e tyre ju keni vetëm hallin tuaj e për hallin tuaj jeni gati ti vëni flakën këtij parlamenti e Shqipërisë.

Nuk do u lejojmë, e do digjeni vetë në flakën që keni ndezur./panorama.al


MË SHUME NGA Shqipëri