Basha shpërthen në Kuvend: Këtu ka kriminelë me kartelë në FBI
BKT
Shqipëri

Basha shpërthen në Kuvend: Këtu ka kriminelë me kartelë në FBI

Ka nisur me debate edhe seanca e sotme e Kuvendit. Deputetët që kanë marrë fjalën nuk kanë munguar të përdorin edhe fjalor banal e fyes. Ishte deputetja demokrate Grida Duma, e cila duke kujtuar disa nga sulmet e kryeministrit Edi Rama ndaj opozitës, shpërtheu në akuza ndaj deputetëve të PS-së.

Klotilda Bushka i tërhoqi vëmendjen Grida Dumës për gjuhën e përdorur në Kuvend, duke treguar kodin e sjelljes së deputetit.

Direkt pas deputetës së PS, fjalën e mori kryedemokrati Lulzim Basha, i cili u shpreh se ”më shumë vlen letra e banjos sesa kodi i sjelljes”.

Sipas Bashës, problemi është se në parlament ka deputetë anëtarë të krimit të organizuar, emrat e të cilëve ishin nën hetime te FBI-së dhe Europolit.

“Pirgu i letrave që na keni vënë përpara, ky është një bllok bosh, kodi i sjelljes së deputet. Në këtë Kuvend tani që po flasim ka kriminelë, që janë në kartelat e FBI, DEA-s, kriminelë të ulur këtu. Ka edhe bedelë të organizatave kriminale, të atyre që quhen grupe të strukturuara kriminale.

Ktu mbrapa ulet dikush që ka përdorur fyerjet më të rënda dhe gjuhën më të ulët që njeh fjalori në veçanti ndaj zonjave tash e tetë vjet pa i hyrë gjemb në këmbë. Nëse do kishte një proporcionitet, e para që s’mund të ikni ju dhe të na bëni morale për kodin e sjelljes të bëni vettingun në politikë. Pastroni sallën këtu,” u shpreh Basha./noa


MË SHUME NGA Shqipëri