Nga Gjermania janë të sigurtë për një ofertë të Barcelonës për Adeyemi
BKT
Sport

Nga Gjermania janë të sigurtë për një ofertë të Barcelonës për Adeyemi

FC Barcelona është duke projektuar skuadrën e sezonit të dhe në Gjermani tashmë janë duke folur në lidhje me një ofertë për lojtarin e  Red Bull Salzburg Karim Adeyemi.

Media Sport1 siguron se Barça ka bërë një ofertë prej 40 milionë eurosh për të marrë shërbimet e sulmuesit verën e ardhshme, pesë milionë më shumë se 35 që do të kishte ofruar Borussia Dortmund , favorit kryesor deri më tani për të marrë shërbimet e sulmues.

Në informacionet e lartpërmendura shtohet se Barça i ofron Adeyemit një kontratë pesëvjeçare dhe një pagë më të madhe se pesë milionët që do të propozonte Dortmundi.

Të njëjtat media shpjeguan pak ditë më parë se përfaqësuesi i Adeyemi ka udhëtuar në Barcelonë disa javë më parë për t’u takuar me drejtuesit sportiv të Barçës për të mësuar se cilat janë synimet e skuadrës katalanake me futbollistin e talentuar.

Përveç kësaj, informacioni i lartpërmendur tregonte se Xavi Hernández gjithashtu do të mirëpriste nënshkrimin e Karim Adeyemi , pasi i riu ka aftësinë për të luajtur si anësor dhe gjithashtu si referencë sulmuese.