Ferdinand jep alternativën e tij për pasardhësin e Solskjaer te Man United
BKT
Sport

Ferdinand jep alternativën e tij për pasardhësin e Solskjaer te Man United

Rio Ferdinand mendon se trajneri i Ajax, Erik Ten Hag do të ishte një zgjedhje e mirë për të zëvendësuar Ole Gunnar Solskjaer si trajner i Man Utd.

Trajneri i Leicester Cityt, Brendan Rodgers dhe ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, janë lidhur shumë me punën e Solskjaer pas një ecurie të dobët rezultatesh.

Norvegjezi ka katër humbje në gjashtë ndeshjet e fundit të United në Premier League me humbjet e fundit ndaj Man City dhe Liverpool veçanërisht të dhimbshme për tifozët.

Dhe Ferdinand mendon se shefi i Ajax-it, Ten Hag, do të ishte i përshtatshëm pasi ai do të përballet me “nivele të larta të pritshmërive” tashmë te gjigantët holandezë.