Ava Max arrin 10 milionë dëgjime brenda një jave në Spotify
BKT
Magazina

Ava Max arrin 10 milionë dëgjime brenda një jave në Spotify

Ava Max është një prej artisteve shqiptare me të suksesshme ndërkombëtarisht.

Ylli i muzikës ka sjell së fundi projektin e ri muzikor “The Motto”, në bashkëpunim me DJ e njohur, Tiësto.

Bashkëpunimi i dyshes po pritet mirë nga fansat e tyre që në ditët e para të lansimit, duke e kthyer një prej këngëve të dëgjuara në platformë të ndryshme.

Vetëm në platformën Spotify, kënga “The Motto”, ka grumbulluar 10 milionë dëgjime në javën e parë të lansimit.

Përveç kësaj, “The Motto” është bërë kënga e 35-të më e dëgjuar në këtë platformë e Amanda Kocit (emri i plotë).

Lajmin e ka bërë të ditur, vet artistja 27-vjeçare përmes një InstaStory, e cila ka shpërndarë një postim nga një faqe e fansave të saj.

Ndërkohë, në kanalin YouTube, videoklipi ka arrit mbi 5.9 milionë klikime.


MË SHUME NGA Magazina