19:02 / 16.11.2021
Ky është numri që do ta mbajë në fanellë Dani Alves
Mbrojtësi brazilian ka zgjedhur numrin të cilin do ta ketë në fanellë.
Dani Alves pak ditë më parë kompletoi transferimin e tij te Barcelona, transmeton lajmi.net.
Pas një epoke të lavdishme të kaluar te Barça, brazilian vendosi të rikthehej sërish te ‘Blaugranët’ ku me gjasë do ta mbyll karrierën e tij.
Alves tashmë ka zgjedhur fanellën me numër 8 të cilin do ta bart në fanellë.
Braziliani i është bashkuar ekipit në stërvitje, por nuk mund të debutojë në ndeshje zyrtare deri në janar të vitit të ardhshëm.
38-vjeçari ka nënshkruar kontratë me klubin deri në qershor të vitit 2022, me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër.























