Vrasja në Fier, Spiropali: Institucionet të zbardhin këtë ngjarje të zezë
BKT
Shqipëri

Vrasja në Fier, Spiropali: Institucionet të zbardhin këtë ngjarje të zezë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar pas vrasjes makabre në Fier të 8-vjeçarit nga fqinji i tij Klodian Çalamani.

Ajo shprehet se institucionet duhet të zbardhin çdo detaj të kësaj ngjarje që i lëndon të gjithë.

“E tronditur nga vrasja makabre në Fier.  Me mendje dhe zemër pranë familjes së fëmijës në dhimbjen e tyre të paimagjinueshme.

 Lus mediat të mos e rëndojnë gjendjen e familjarëve me detaje të tepërta të aktit apo vendngjarjes.  U bëj thirrje institucioneve të zbardhin çdo detaj të kësaj ngjarjeje të zezë që na lëndon të gjithëve. Shpirti i tij i pafajshëm u prehtë në paqe”, shkruan Spiropali.


MË SHUME NGA Shqipëri