Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Për “FC Kosova Zurich”, si klub i suksesshëm në Zvicër, në lidhje të drejtpërdrejt flasin, Përparim Avdili, kryetar i Klubit dhe Nesret Limani, përgjegjës për media.
Ismet Potera hulumtues, Instituti Pedagogjik i Kosovës, flet për konferencën shkencore “Ndikimi i Covid-19 Në Humbjet Mësimore”.
Në lidhje të drejtpërdrejt do të flitet për virusin që po prek fëmijët në Kosovë, virusi COXSACKI, sëmundja e gojës, duarve dhe këmbëve.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























