As Nets nuk mund ta ndalin Golden State
Golden State Warriors kanë treguar forcën kundër Brooklyn Nets, një prej skuadrave më të forta këtë sezon. Stephen Curry ka qenë fenomenal në fitoren e arritur me rezultatin 117-99.
Ylli i NBA ishte autori i 37 pikëve, ndërkohë që regjistroi edhe 5 asiste e 7 rebounde. Warriors ishin fantastikë në periodën e dytë dhe të tretë, kur realizuan 25 pikë më shumë se Nets dhe krijuan distancën e sigurisë.
James Harden (24 pikë) dhe Kevin Durant (19 pikë) nuk mundën të bëjnë diçka për t’ia ndryshuar fatet kësaj ndeshjeje dhe Warriors morën fitoren e 12-të dhe kryesojnë në Konferencën e Perëndimit.
Utah Jazz nuk e ka vënë në diskutim duelin me Philadelphia 76ers, që e fitoi me rezultatin 120-85 duke dominuar në çdo periodë të lojës. Bojan Bodganovic shënoi 27 pikë, kurse Rudy Gobert realizoi 15 pikë e spikati me 17 rebounds.
Los Angeles Clippers ndërkohë kaluan me sukses San Antonio Spurs, me shifrat 106-92. Paul George ishte lideri i skuadrës së tij, me 34 pikë, 4 asiste e 9 rebound. Reggie Jackson ra në sy me 21 pikë, kurse nga ana tjetër Dejounte Murray për një asist desh regjistroi “triple-double” (26 pikë, 9 asiste dhe 12 rebound).























