Dragh: Do ta mbështesim gjithmonë Shqipërinë për integrimin në BE
Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, në konferencën e përbashkët për mediat me kryeministrin Edi Rama, është shprehur se Italia do të mbështesë gjithmonë Shqipërinë.
Duke përmendur disa nga bashkëpunimet që ka mes dy vendeve, në fushën e tregtisë dhe turizmit, Draghi tha se ka shumë sipërmarrje italiane në Shqipëri dhe shumë shqiptare në Itali.
Më tej ai u shpreh se Italia do të mbështes Shqipërinë në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe kjo mbështetje do të jetë gjithmonë.
“Italia është pranë Shqipërinë për sa i përket hyrjes së Shqipërisë në BE. Itali do vazhdojë ta mbështesë. Procesi i hyrjes së Shqipërisë në BE nuk mundtë ndodh vetëm ,por me vendet e tjera të Ballkanit. Italia do t’i japë një mbështetje të plotë Shqipërisë”, tha ndër të tjera ai./tvklan.al























