Miratohet buxheti, taksat dhe borxhi 1 miliard dollarë
BKT
Shqipëri

Miratohet buxheti, taksat dhe borxhi 1 miliard dollarë

Kuvendi ka miratuar në parim pas seancës maratonë buxhetin dhe paketën e re fiskale të vitit 2022. Bashkë me borxhin rekord prej 1 miliard USD, shpenzimet pritet të arrijnë në 6.3 miliardë USD.

Ndërkohë që të ardhurat do të jenë 5.3 miliardë USD. Edhe pse shifrat kanë shumë zero, ato janë më të ulëta se sa një vit më parë. Qeveria do të mbledhë 19.3 lekë të ardhura për 100 lekë prodhim, ndërkohë që këtë vit po mbledh, me të njëjtat taksa, 19.8 lekë.

Në buxhet parashikohen rreth 1.2 miliardë USD shpenzime për investime. Këtu bien në sy rrugët. 120 milionë USD do të shpenzohen për ndërtimin e rrugëve me financim të brendshëm, ku pjesën më të madhe, me nga 50 milionë USD, e merr tuneli i Llogorasë dhe Unaza e Tiranës.

KONCESIONET JANË QERSHIA MBI TORTË

Sot buxheti u paguan 13 bizneseve rreth 138 milionë USD në vit fatura për koncesionet e firmosura vitet e kaluara. Këtyre do t’u shtohen edhe 6 koncesione të tjera. 1.782 miliard USD, ose sa 10% e GDP-së, do të përdoren për “dhënien me koncesion të një segmenti rrugor Milot-Fier në autostradën Adriatiko-Joniane”.

Qeveria do të japë me koncesion edhe kontrollin teknik, kolaudimin e makinave, me një kosto prej 200 milionë USD, si dhe rikthen koncesionin e sigurisë rrugore, me vlerë 50 milionë USD. Qeveria do të firmosë edhe 56 milionë USD për aeroportin e Sarandës.

TAKSAT

Në politikën e taksave ka më shumë hije. Qeveria ka vendosur të taksojë gazin që përdorin familjarët duke e përfshirë në sistemin e akcizës me 6 lekë për litër. Nga ana tjetër ka ulur akcizën e gazit për makina, që ishte 8 lekë/litër.

Ky unifikim i akcizës do të shtojë me rreth 3 milionë euro koston për familjarët. Qeveria, me paketën e re fiskale, i heq subvencionet bujqësisë, pasi sipas saj, ato nuk sollën as rritjen e prodhimit dhe as ulën çmimet.

Një ndryshim themelor është ai i tatimit mbi pagat. Me një skemë që i lejon Kryeministrit të flasë për ulje, por që përjashton shumicën dërrmuese të qytetarëve, qeveria zeron tatimin për pagat nga 30-40 mijë lekë. Përgjysmon tatimin për pagat nga 40-50 mijë lekë.

Dhe ul nga 23% në 13% tatimin për pagat nga 150- 200 mijë lekë. Politika e re nuk prek asnjë qindarkë pagat nga 50-150 mijë lekë në muaj, pra pjesën masive të të punësuarve. Gazeta boton edhe tabelën me shembujt e ndryshimit të pagave pas aplikimit të taksë së re./panorama.al


MË SHUME NGA Shqipëri