Komisioni hetimor për zgjedhjet, Alibeaj, ultimatum 41 institucioneve
Kryetari i Komisionit Hetimor për Zgjedhjet e 25 prillit, Enkelejd Alibeaj, zbardhi listën me 41 institucione të qeverisjes qendrore dhe lokale, që nuk kanë kthyer akoma përgjigjet për kërkesat e komisionit për hetim.
Institucionet janë që nga Ministria e Brendshme apo e Rindërtimit deri tek Bashkia e Tiranës dhe 27 bashki të tjera, sipas Alibeajt.
1. Berat
2. Kuçovë
3. Diber
4. Kruje
5. Cerrik
6. Patos
7. Lushnjë
8. Divjakë
9. Libohovë
10. Tepelenë
11. Këlcyrë
12. Shkodër
13. Dropull
14. Korçë
15. Maliq
16. Pustec
17. Tropojë
18. Lezhë
19. Mirditë
20. Vau i Dejës
21. Pukë
22. Tiranë
23. Kamëz
24. Vorë
25. Konispol
26. Durrës
27. Krujë
28. Mirditë
Afati për dorëzimin është deri sot në mbylljen e orarit zyrtar. Nëse deri atëherë nuk do të ketë përgjigje, Kryetari i Komisionit Alibeaj deklaroi se të gjithë do të ndiqen penalisht për shkelje detyre, një masë që e parashikon ligji për komisionet hetimore.
“Nëse në orën 160.00 të ditës së sotme pas kontrollit që sekretaria do të bëjë në protokollin e Kuvendit do të rezultojë që ka ende përgjigje të paardhura, do të konsiderohet që ky detyrim ligjor ndaj Kuvendit të Republikës, nuk është përmbushur dhe duke qenë i tillë së paku të reagojmë për të paraqitur kallëzim penal për shpërdorim detyre ndaj këtyre institucioneve që nuk i janë përgjigjur këtij detyrimi ligjor “, tha Kryetari i Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit, Enkelejd Alibeaj./A2























