Një nga regjisorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave është sot 79 vjeç
BKT
Magazina

Një nga regjisorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave është sot 79 vjeç

Martin Scorsese është pa dyshim një nga kineastët më të mëdhenj që ka parë ndonjëherë Hollywood-i. Regjisori Martin Scorsese nuk ka nevojë për prezantim, pasi dekadat e tij të kontributit në botën e kinemasë, e kanë ndihmuar të krijojë një vend të artë për veten.

I shpallur si një nga figurat kryesore në Hollywood, ka shumë pak njerëz në industri, të cilët mund të ruajnë aq shumë vlerësime sa Scorsese. Me gjithsej 25 filma në brezin e tij, Scorsese është i njohur për stilin unik të kinemasë, i cili është një kënaqësi e pastër për adhuruesit e filmit.

Ndërsa Scorsese feston sot ditëlindjen e tij të 79-të, katalogu i pabesueshëm i punës së regjisorit fitues të Oskarit, përfshin gjashtë dekada dhe zgjedhja e disa prej momenteve të tij më të famshme është e vështirë, por edhe një kënaqësi e vërtetë, pasi përmendim kryevepra si: “Taxi Driver”, “The King of Comedy”, “Raging Bull”, “Goodfellas”, “Casino”, “The Departed”, “Gangs Of New York”, “The Wolf Of Wall Street”.

E ashtu si edhe vetë autori ka thënë: “Filmat prekin zemrat tona, zgjojnë vizionin tonë dhe ndryshojnë mënyrën se si i shohim gjërat. Ata na çojnë në vende të tjera. Ata hapin dyert dhe mendjet. Filmat janë kujtimet e jetës sonë. Ndaj ne duhet t’i mbajmë ata gjallë”./atsh


MË SHUME NGA Magazina