20:03 / 17.11.2021
Di Maio: Mbështesim hapjen e negociatave brenda vitit për Shqipërinë
Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio deklaroi në një konferencë të përbashkët me kryeministrin shqiptar Edi Rama se Italia mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë brenda këtij viti.
Ai u shpreh se kjo do të jepte një mesazh besimi dhe optimizmi për të gjithë Ballkanin Perëndimor.
“Konfirmoj mbështetjen tonëe për Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në familjen europiane për hapjen e negociatave para fundit të vitit. Kjo do jepte një mesazh besimi dhe optimizmi për të gjithë Ballkanin.























