Prishtina njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me Ramadanin
BKT
Sport

Prishtina njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me Ramadanin

FC Prishtina dhe trajneri Zekirija Ramadani e ndërpresin bashkëpunimin, ka njoftuar klubi prishtinas sot. E ka bërë këtë përmes një komunikate.

NJOFTIMI:

FC Prishtina dhe trajneri Zekirija Ramadani e ndërpresin bashkëpunimin

FC Prishtina njofton “Plisat” dhe opinion futbolldashës që e ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Zekirija Ramadani.

“Timonieri” nga Shkupi iu bashkua Prishtinës në shtator të vitit 2020.

Ai së bashku me stafin e tij arriti që te Prishtina ta rikthejë titullin pas tetë edicioneve, andaj klubi e falënderon përzemërsisht për punën e bërë dhe i dëshiron përzemërsisht suksese në karrierë.

Ramadani është një ndër trajnerët më të suksesshëm që ka punuar në Kosovë, pasi me tri skuadra të ndryshme e ka fituar titullin kampion, Prishtinën, Trepçën ’89 dhe Feronikelin.