Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Ermirë Shabani, nga organizata "Down Syndrome Kosova, së bashku me një të ftuar tjetër, do të flasin për temën, të ndërtojmë një shkollë gjithëpërfshirëse.

Hasnije Ilazi dhe Labinot Kelmendi, nga Shoqata e Filozofëve të Kosovës, flasin për ditën e filozofisë.

Për hapjen e ekspozitës “Më i mirë ish varri sesa mos me ditë”, në lidhje të drejtpërdrejt do të flasin, Blerta Hoçia, kuratore, Driton Selmani, artist dhe Dardan Hoti koordinator i ekspozitës dhe hulumtues.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.

 


MË SHUME NGA Lajme