Reperi Young Dolph qëllohet për vdekje në Memphis
Është konfirmuar për FOX13 se reperi Young Dolph u qëllua dhe u vra në Memphis të mërkurën pasdite.
Maurice Hill, pronari i dyqanit ku ndodhën të shtënat, tha për FOX13 se punonjësit e tij deklaruan se 36-vjeçari hyri në dyqan për të blerë biskota. Dikush më pas e vrau në furrën e South Memphis.
Pak para orës 17:00, policia e Memphisit dha informacionin paraprak për të shtënat. Oficerët shtuan se hetimi po tregon se Young Dolph ishte viktima, por ata thanë se procesi i identifikimit nuk ka përfunduar.
Për momentin, policia nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje me autorin.
Reagimet në rrjete kanë qenë të shumta, disa prej tyre që shprehën zemërimin dhe dhimbjen për humbjen e ikonës së hip hop-it.
Policia për orë të tëra punoi për të larguar turmën nga vendi i ngjarjes, ndërsa përpiqej të kuptonte vdekjen tragjike.
Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Adolph Robert Thornton, Jr, është mjaft i njohur në komunitetin e Memphis.
I njëjti filloi të merrte vëmendjen kombëtare në vitin 2014 me publikimin e ‘mixtape’-t të tij “High Class Street Music 4” dhe këngën "Preach".
Në vitin 2016, ai publikoi albumin e tij debutues, “King of Memphis”.























