Rama mohon lajmin se do të ketë kampe refugjatësh në Shqipëri
BKT
Shqipëri

Rama mohon lajmin se do të ketë kampe refugjatësh në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me lajmin e publikuar në gazetën prestigjoze “The Times” se plani për kthimin e Shqipërisë në një kamp refugjatësh po vazhdohej nga qeveria britanike.

Në një dalje për mediat, Rama theksoi se Shqipëria nuk do të jetë një vend që vendet e pasura të krijojnë kampe për refugjatët.

“Nuk jam këtu për të shpjeguar pse i bëjnë këto. Shqipëria nuk do jetë kurrë, një vend ku vende shumë të pasura do krijojnë kampe për refugjatët e tyre. Asnjëherë!” /vp


MË SHUME NGA Shqipëri