Më 24 nëntor Rama sërish në Beograd
BKT
Shqipëri

Më 24 nëntor Rama sërish në Beograd

Kryeministri Edi Rama do të jetë sërish në Beograd më 24 nëntor 2021 në kuadër të iniciativës “Ballkani i Hapur”.

Burimet bëjnë me dije se në këtë aktivitet pritet të jenë të pranishëm edhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe i dërguari i BE-së  Miroslav Lajçak, raporton gazetarja e Ora News Fjorela Beleshi.

Ky takim përkon dy ditë para mbledhjes së përbashkët të dy qeverive Kosovës dhe Shqipërisë që pritet të mbahet më më 26 nëntor në Durrës.

Axhenda e kryeministrit do të vijojë më pas më 28 nëntor me fillimin e punimeve të aeroportit të Vlorës dhe më 29 Nëntor hapjen e Rrugës së Arbrit./oranews


MË SHUME NGA Shqipëri