14:14 / 18.11.2021
Protestat për taksat nuk vlejnë, paketa fiskale kaloi pa ndryshime
Akciza e gazit 6 lekë për litër nuk duhet të aplikohet tek familjarët, ndërsa zëri i fermerëve që protestojnë për TVSH-në 6% duhet të dëgjohet.
Propozimet vijnë nga deputetët e majtë e të djathtë në Komisonin e Veprimtarive Prodhuese, teksa shqyrtohet paketa fiskale. Por, taksat tashmë janë votuar dhe ankesat nuk merren në konsideratë, deklarojnë hartuesit e paketës fiskale, njofton euronews.albania.
Ky argument ka ngritur debatin se konsultimi me grupet e interesit ka munguar ose ka qenë formal, pasi paketa fiskale është votuar në formën e saj fillestare.























