Jo vetëm Barca, edhe Atl. Madrid përgatit një rikthim të bujshëm
BKT
Sport

Jo vetëm Barca, edhe Atl. Madrid përgatit një rikthim të bujshëm

Pas Barcelonës që riktheu Dani Alves, edhe Atletico e Madridit ka nisur punën për një rikthim të bujshëm.

Bëhet fjalë për mbrojtësin uruguaian Diego Godin, i cili aktualisht është pjesë e Cagliarit dhe po negocion prishjen e kontratës me sardët.

Paga e tij e lartë, por edhe rezultatet e dobëta të Cagliarit në kampionat, kanë bërë që presidenti Giullini të konsiderojë prishjen e kontratës me mbrojtësin veteran që në janar, çka do t’i mundësonte Godin, të vendoste vetë për të ardhmen.

Mbrojtësi u largua nga Los Colchoneros në verën e 2019-ës, pasi nuk gjeti akordin për rinovimin e kontratës, megjithatë agjentet e tij kanë zbuluar se po punojnë për ta rikthyer edhe njëherë në “Wanda Metropolitano”, aty ku e pret krahëhapur Diego Simeone.