Juninho planifikon të largohet nga Lyoni
BKT
Sport

Juninho planifikon të largohet nga Lyoni

Drejtori sportiv i Lyonit pritet të largohet nga ekipi. Juninho Pernambucano, ka njoftuar se planifikon të largohet nga klubi në fund të sezonit 2021-2022.

Ai në një intervistë tha se e do shumë klubin, por puna e tij ka një lodhje të madhe mendore, transmeton lajmi.net.

“Shpresoj ta përfundoj mirë sezonin dhe në fund do ka mbaruar. Thashë tre vjet. Do të mendoj me kujdes, por në kokën time ishte për tre sezone,” tha ai për RMC.

“Për shumë njerëz, kur je drejtor sportiv nuk bën shumë, por ka një lodhje të madhe mendore.

“Nuk është kërcënim, unë e dua klubin, kam shumë respekt për presidentin dhe institucionin. Gjithashtu i kam dhënë shumë klubit dhe kjo nuk duhet harruar”.

Lyoni momentalisht zë vendin e shtatë në Ligue 1 me 19 pikë të grumbulluara.