Rama batuta përballë mjekëve: Më rezulton se të sharat më bëhen shëndet
BKT
Shqipëri

Rama batuta përballë mjekëve: Më rezulton se të sharat më bëhen shëndet

Gjatë prezantimit të buxhetit për Ministrinë e Shëndetësisë në vitin 2022 nga ana e kryeministrit Edi Rama nuk kanë munguar batutat.

Në bashkëbisedim me mjekët Rama foli për komentet fyese, duke thënë se deri më tani i ka rezultuar se të “sharat i janë bërë shëndet”.

“Unë se harroj shprehjen e Besim Elezit, kurrë se kam gjykuar të imagjinoj të isha përballë asaj pamjeje. Dhe pastaj tregoi si operoheshin…  Ndërkohë që ju po më ndiqni mua unë po shahem në facebook. Ajo që është e qartë është se i kemi ndarë punët si unë dhe ju dhe ata që shajnë, deri më tani më rezulton se të sharat më bëhen shëndet. Sot ne marrim në kohë reale të gjitha telefonatat që i bëhen urgjencës, sot nuk del njeri të thotë se i telefonova urgjencës… Se i tregohet në kompjuter se i ka vajt ambulanca”, tha Rama mes të tjerash.

Përpara mjekëve dhe infermierëve Rama premtoi që brenda mandatit të tretë pagat e tyre do të rriten me 40%. Ai tha se në shëndetësi është bërë shumë krahasuar me momentin që e morën këtë sektor në vitin 2013 kur erdhën në pushtet.


MË SHUME NGA Shqipëri