Policia spanjolle arreston tetë shqiptarë për narkotrafik
BKT
Shqipëri

Policia spanjolle arreston tetë shqiptarë për narkotrafik

Tetë qytetarë shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet policorë në Spanjë në një operacion kundër narkotrafikut.

Policia spanjolle e kreu operacionin me qendër në Valencia për kultivimin dhe trafikimin e drogës marihuanë si dhe të shpëlarjes së parave.

Në këtë operacion u zbuluan dhe u sekuestruan dy plantacione me marihuanë ku ishin mbjellë më shumë se dy mijë rrënjë.

Sipas raportimeve paraprake, lënda narkotike e sekuestruar peshonte 250 kg, marihuana e përpunuar 4 kilogramë si dhe 6500 euro.

Të tetë qytetarët shqiptarë raportohet të jenë të moshave nga 18 deri në 42-vjeçare, njoftoi korrespondenti i RTK-së Denion Ndrenika.

Policia gjeti gjithashtu një automjet si dhe pajisje për përpunimin e drogës në këtë operacion që filloi kur u hapën hetimet në gusht 2021 pasi një sasi lënde narktoike u zbulua në një depo në Katarroha.


MË SHUME NGA Shqipëri