Mike Tyson: prej 4 vitesh po përdor helm zhabe, më bën kreativ
Ndryshim rrënjësor i Mike Tyson i ka befasuar të gjithë tashmë dhe nuk është çudi që të pyesësh veten se si ai, nga një ish-sportist i varur nga substancat narkotike ka arritur të bëhet një shembull për t’u marrë nga të gjithë.
Sekreti i ish- kampionit absolut të boksit është tejet i veçantë dhe të gjithë janë habitur. Në një dalje publike, Tyson ka pranuar se gjithçka ka të bëjë me helmin e zhabave, të një lloji të veçantë, “Bufo alvarius”, një amfib nga Meksika i njohur gjithashtu si zhaba e shkretëtirës Sonoran, mes Shteteve jugperëndimore të Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës veriore.
“Jam më kreativ, mund të përqendrohem, jam më i pranishëm si biznesmen dhe sipërmarrës. Gjithçka falë helmit të zhabave që e provova katër vite më parë si sfidë. Zhaba më mësoi se nuk do të jem këtu përgjithmonë. Në ato ditë isha i rrënuar, kundërshtari im më i ashpër isha unë. Zhaba të ndihmon për të arritur potencialin maksimal. Njerëzit shohin se si kam ndryshuar që atëherë”, deklaroi Tyson duke habitur jo pak.
Sipas tij, në fillim u fiksua shumë duke përdorur një helm të tillë gati 3 herë në ditë teksa kishte humbur 45 kg për tre muaj por më pas erdhi edhe përmirësimi dhe ndryshimi total.
Në fakt, helmi i zhabave është një nga zbulimet më të fundit të mjekësisë moderne. Bëhet fjalë për një substancë që gjendet në disa bimë dhe gjithashtu në disa kafshë, duke përfshirë edhe helmin e zhabës së quajtur Bufo Alvarius. Kjo substancë po përdoret shumë kohët e fundit për të kuruar depresionin përmes një terapie shumë strikte dhe që ka dhënë efekte shumë pozitive.























