Harry dhe Meghan refuzojnë ftesën
Princi Harry dhe Meghan Markle nuk kanë në plan të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar për pushime pavarësisht faktit se do të jenë Krishtlindjet e para të Mbretëreshës Elizabeth II pa bashkëshortin e saj, Princin Phillip.
Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it i është bërë një ftesë për t’ju bashkuar pjesës tjetër të familjes mbretërore në Sandringham për Krishtlindje, por ata nuk do të marrin pjesë.
Dreka pritet të mbahet në Kështjellën Windsor këtë vit, pasi Mbretëresha vazhdon të rikuperohet nga problemet me shpinën që e detyruan atë të humbasë shërbimin e së dielës së përkujtimit në Cenotaph.
Mendohet se Harry dhe Meghan e refuzuan ftesën sepse duan të shmangin mbulimin mediatik që do të pasonte një vizitë në Mbretërinë e Bashkuar. Një burim mbretëror tha se “ka shumë gjëra që shkojnë në logjistikën dhe planifikimin e Krishtlindjeve familjare, kështu që sigurisht, stafi e di se Harry dhe Meghan nuk do të vijnë. Nëse do të ishin, do t’ia kishin komunikuar tashmë familjes së tyre”.
Hera e fundit që Harry dhe Markle ishin në Sandringham për Krishtlindje ishte në vitin 2018, një vit para “Megxit”.























