Alex Rodriguez nis romancë të re me Kelly Bensimon
Pas ndarjes nga Jennifer Lopez, Alex Rodriguez duket se është gati për një lidhje të re. Thuhet se A-Rod i ka dërguar mesazhe Kelly Bensimon, yllit të reality shoë-t “Real Houseëife of Nju Jork”, duke i kërkuar të dalin bashkë.
“Ata kanë një marrëdhënie të lezetshme dhe flirte me mesazhe”, thotë një burim i brendshëm.
“Alex i ka kërkuar asaj të dalin bashkë më shumë se një herë, megjithëse ajo nuk ka dalë në një takim me të”.
Një përfaqësues i Bensimon konfirmoi për Page Six se ajo dhe Rodriguez kanë qenë në kontakt.
“Kanë pasur një marrëdhënie argëtuese me mesazhe gjatë dy muajve të fundit”, thotë përfaqësuesi i Bensimon. “Ajo mendon se ai është simpatik dhe një zotëri i vërtetë.”
Benismon është një ndërmjetëse e pasurive të paluajtshme, ndërsa Rodriguez është një investitor i pasurive të paluajtshme.
“Ata kanë miq të përbashkët dhe ajo ka folur me të për pasuri të paluajtshme”, shtoi përfaqësuesi i Bensimon. Përfaqësuesi i A-Rod, ndërkohë, ishte shumë më i prerë në lidhje me këtë temë.
Bensimon ka shitur mbi 100 milionë Dollarë pasuri të paluajtshme këtë vit. Ajo përfaqëson pronat në qytetin e Nju Jorkut, Hamptons dhe Florida dhe gjithashtu është zgjeruar së fundmi në Evropë.























