Modelja bën rrëfimin e ndjerë pas vdekjes së yllit të rock-ut
Ikona e pasarelave, Iman, pesë vjet pas vdekjes së burrit të saj dhe legjendës së muzikës, David Bowie, ka folur hapur për marrëdhënien e tyre dhe ndjenjat e saj. Modelja e njohur u takua me yllin e rokut në një takim të organizuar nga një mik i përbashkët në Los Angeles. 66-vjeçarja tha për revistën People se për partnerin e saj të ndjerë kishte qenë dashuri me shikim të parë.
“Nuk kisha ndërmend të shkoja në Los Angeles. Nuk është një nga vendet e mia të preferuara. Por personalisht besoj tani se ishte fati im. “Fati më thirri të shkoja atje për të takuar Davidin”. Duke folur për mungesën e tij, modelja tha se “ka ditë që janë më të vështira se të tjerat, por kujtimet nuk janë të gjitha të trishtuara edhe pse personi nuk është këtu.”
Së fundi, nëse i ka shkuar në mendje të rimartohej, siç i kishte kërkuar vajza Lexi, ajo përgjigjet se nuk do të martohet kurrë sepse David ishte, është dhe do të jetë përgjithmonë burri i saj. “Unë thashë Jo. Ndihem ende e martuar. Dikush disa vite më parë iu referua Davidit si burri im i ndjerë dhe unë thashë “Jo, ai nuk është burri im i ndjerë. Ai është burri im.”, thotë ish modelja.























