Presidentja Osmani udhëton për në Kanada
BKT
Lajme

Presidentja Osmani udhëton për në Kanada

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Kanada.

Nga zyra e presidentes kanë treguar se Osmani në Kanada do të flasë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Kanada ku do të flasë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax”, thuhet në komunikatën për medie.

Presidentja Osmani gjatë kësaj vizite do të takohet me zyrtarë të lartë kanadez dhe përfaqësues të shteteve të tjera.

“Gjatë qëndrimit në Kanada, Presidentja Osmani do të realizojë takime me zyrtarë të lartë kanadez dhe përfaqësues të shteteve tjera”, tregohet në komunikatë.


MË SHUME NGA Lajme