Rriten kërkesat për dozën e tretë Anti-Covid
BKT
Shqipëri

Rriten kërkesat për dozën e tretë Anti-Covid

Moshta mbi 60 vjec po rrisin cdo ditë e më tëpër kërkesën për të marrë dozën e tretë të vaksinës anti-covid.

Mjekët e familjes thonë se çdo e ditë më shumë këto mosha kërkojnë datën e planifikimit të vaksinës pasi vlerësojnë mbrojtjen efektive që kanë përfituar nga dy dozat e para.

Doza e tretë e vaksinës anti-covid po kërkohet në masë nga të gjithe përsonat mbi 60 vjec të cilët u vaksinuan të parët. Rritja e interesit konstatohet cdo ditë në qendrat shëndetësore ku të moshuarit dhe jo vetëm kërkojnë planifikimin e ditës që do të marrin dozën buster.

Sipas mjekes së familjes Valbona Salko në qendrën shëndetësore 10, të moshuarit ja kana parë vlerat vaksinimit me dy doza. Infketimi me covid ose ka kaluar me disa simptoma të menaxhueshme në banesë ose pa shenja dalluese.

Doza buster ose e treta për virusit anti-covid është rekomanduar nga ekspertet e ISHP te bëhet edhe tek grupet në risk sic janë gazetarët, policët, dhe punonjësit e transportit urban 6 muaj pas dy dozave të para./rtsh


MË SHUME NGA Shqipëri