Kështu mbyllet ndeshja Prishtina-Dukagjini
BKT
Sport

Kështu mbyllet ndeshja Prishtina-Dukagjini

Dy ekipet janë përballur në kuadër të xhiros së 14-të.

Prishtina është ndalur në barazim pa gola 0-0 me Dukagjinin. Ndeshja nisi furishëm me të dyja skuadrat që sulmonin në tentim të gjejnë golin e epërsisë.

Megjithatë, pavarësisht rasteve pjesa e parë u mbyll baras 0-0. Në pjesën e dytë Prishtina ishte akoma më dominuese duke sulmuar gjatë tërë kohës. Por deri në fund rrjetat nuk u tundën asnjëherë dhe ndeshja u mbyll 0-0.

Prishtina tani ka 18 pikë në vendin e pestë, kurse Dukagjini ka 15 pikë në pozitën e tetë.