15:48 / 19.11.2021
Dallku pas barazimit me Prishtinën: Mund ta fitonim ndeshjen
Sot është zhvilluar ndeshja hapëse e xhiros së 14-të në Superligë. Prishtina ka barazuar pa gola me Dukagjinin në “Fadil Vokrri”.
Pas ndeshjes, trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku tha se është shumë i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij.
“Jemi të kënaqur me lojën, por edhe mund ta fitonim ndeshjen me rastet që patëm. I përgëzoj futbollistët e mi për angazhimin e tyre. Patëm raste shumë më të mira se kundërshtari, shpresoj të kemi vazhdimësi”, tha Armend Dallku, transmeton olle.
Pas këtij barazimi, Prishtina ka 18 pikë në vendin e pestë, ndërsa Dukagjini mbetet në pozitën e tetë me 15 sosh.























