07:03 / 20.11.2021
Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Ibelina Halili, psikologe dhe Blerim Shabani, sociolog, flasin për ankthin social, pse shkaktohet dhe si trajtohet.
Dafina Mustafa, instruktore e jogës, flet për panairin e jogës në Prishtinë.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























