Chelsea mysafir i Leicester Cityt, ja formacionet zyrtare
BKT
Sport

Chelsea mysafir i Leicester Cityt, ja formacionet zyrtare

Me fillim nga ora 13:30 do të filloj ndeshja hapëse e programit të sotëm në Premier Ligën angleze, ku në stadiumin “King Power” skuadra e Leicester Cityt e pret në shtëpi kampionin evropian Chelsea.

Në xhiron e fundit, të dy skuadrat regjistruan barazime, ku “Blutë” e Londrës barazuan 1:1 me Burnley, njëjtë sikurse skuadra e Leicester e cila barazoi me Leeds United, përcjell KosovaPress.

Momentalisht, pas 11 xhirosh Chelsea gjendet në krye të tabelës me gjithsej 26 pikë të arkëtuara, kurse “Dhelprat” zënë vendin e 11 në tabelë me vetëm 15 pikë, aq sa kanë Everton dhe Crystal Palace në pozitat 11 dhe 10.

Në ndeshjen e sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Leicester nuk do të paraqiten Fofana, Justin dhe Tielemans, kurse te Chelsea mungojnë Kovacic dhe Lukaku.

Tanimë formacionet me të cilat Rodgers dhe Tuchel kanë vendosur ta fillojnë këtë ndeshje janë publikuar, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Leicester City (3-4-3): Schmeichel; Amartey, Evans, Soyuncu; Castagne, Soumare, Ndidi, Albrighton; Lookman, Vardy, Barnes

Chelsea (3-4-2-1): Mendy; Rudiger, Silva, Chalobah; Chilwell, Jorginho, Kante, James; Hudson-Odoi, Mount; Havertz

13:30 Leicester City – Chelsea (Stadiumi King Power)