17:55 / 20.11.2021
Mehaj takohet me shefin e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Holandës
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, sot ka zhvilluar takim me shefin e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Holandës, Gjeneral Onno Eichelsheim, me të cilin janë dakorduar për të shqyrtuar mundësitë për thellimin të mëtejmë, veçanërisht për mundësinë e bashkë-zbarkimit të trupave tona në misione ndërkombëtare ku trupat holandeze janë të angazhuara
Mehaj ka shkruar në Facebook se Gjeneralit Eichelsheim i shpreha falënderimin për bashkëpunimin bilateral të suksesshëm të deritashëm.























